“Hipokrizi nga shtetet europiane”, Raci: Mos pengoni Kosovën në KiE

Aktuale

“Hipokrizi nga shtetet europiane”, Raci: Mos pengoni Kosovën në KiE

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:02
Analisti Gazmir Raci

Analisti Gazmir Raci ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se është hipokrizi kërkesë e fundit që i është bërë Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin e Europës.

Raci tha është e padrejtë që Kosovës të vijojnë ti bëhen kërkesa ndërkohë që Serbia vazhdon të jetë e përkëdhelur e të fitojë fonde e përkrahje nga Bashkimi europian e në të njëjtën kohë përkrahet edhe nga Rusia.

“Ne pozicionin zyrtar të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Punëve të Jashtme nuk e kemi parë ende. Por është hipokrizi kërkesa e fundit që i është bërë Kosovës. Është e padrejtë që Kosovës në momente vendimtare ti mohohet e drejta për të qenë dhe për të marrë drejtësinë europiane që ofron Gjykata europiane e drejtësisë në kuadër të Këshillit të Europës.

Tendenca të tilla për të bllokuar Kosovën një shtet të vogël që nuk ka luhatje sa i përket aleancave gjeostrategjike me BE dhe SHBA, janë të padrejta ndërkohë që Serbia përkëdhelet e vizitohet jo vetëm nga BE e liderët e saj, por edhe nga presidenti Kinez, presidenti i federatës ruse dhe ajo sërish thith fonde nga BE.  Është hipokrite kjo sjellje e disa shteteve të Këshillit të europës.

Unë nuk e prisja sepse ne sipas raportit i kishim plotësuar të gjitha kërkesat që na ishin dhënë madje zbatuam edhe një nga vendimet më të diskutueshme atë për manastirin e Deçanit. Ndaj një kërkesë dhe pengesë e tillë, është hipokrite dhe në kundërshtim me planin franko-gjerman”,-tha Gazmir Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat