Gërvalla e tregon një “sekret”: Mbrëmë deri në orën 23:30 me Kurtin kemi qenë bashkë

Aktuale

Gërvalla e tregon një “sekret”: Mbrëmë deri në orën 23:30 me Kurtin kemi qenë bashkë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 12:14
Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla tha të hënën se ishte dijeni se kryeministri Albin Kurti do të diskutonte edhe për zgjedhjet e parakohshme me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi.

E pyetur nga gazetari Çim Peka se a janë raportet e mira mes saj dhe Kurtit dhe duke aluduar se Kurti nuk e ka njoftuar fare se me Krasniqin do t’i diskutonte edhe zgjedhjet, Gërvalla u përgjigj kështu:

“Më shumë flitet për partinë Guxo, do të mund të injorohej fare lehtë.

Po ju tregoj një sekret. Mbrëmë deri në orën 23:30 kemi qenë bashkë, i kemi diskutuar këto gjëra. Si mendoni që partnerët e koalicionit, çka bëjnë ata”, tha Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat