Me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, e ka falënderuar Kosovën për mbështetjen për Izraelin.
Veçanërisht marrë parasysh vështirësitë që po kalon vendi.
“Me rastin e 76-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, dua të falënderoj miqtë e mi nga të gjitha fushat e jetës në Kosovë për mbështetjen e tyre për Izraelin, veçanërisht në kohët e vështira që po kalojmë.
Ju faleminderit! Hvala vam! #YomHaatzmaut #Israel76,” ka shkruar ambasadorja Ziv në platformën “X”.