“Këtyre s’u ha pa*** a na lëndojnë neve a jo”, Shkëlzen Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Shqipërisë – përmend edhe këtë fakt

Aktuale

“Këtyre s’u ha pa*** a na lëndojnë neve a jo”, Shkëlzen Gashi ‘shpërthen’ keq ndaj Shqipërisë – përmend edhe këtë fakt

Nga: A.M. Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:57
Analisti Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar sërish faktin që Shqipëria në aplikimin për ta organizuar Kampionatin Evropian të futbollit U-21 e ka përfshirë edhe Serbinë si bashkëorganizatore.

Ai në një emision televiziv është shprehur se “këtyre s'u ha pa*** a na lëndojnë neve a jo”, përcjell “Bota sot”.

Krahas kësaj, Gashi përmendi faktin se si Kosova në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 e ka përfshirë si bashkëorganizatore Shqipërin.

“Së pari, na kur kena fitu për me i organizu Lojërat Mesdhetare, as nuk e kena diskutu, na aplikojmë me Shipërinë. Na nuk është që nuk kemi pasë opsion tjetër, e kena pasë Malin e Zi, tash ti thuj këto qytetet tjera ka malazezë e ka serbë e ish kanë njësoj, po jo na e kishim bo në Ulqin edhe i kishim ndihmu shqiptarët atje.

Por, na as nuk e kena diskutu këtë sen me Shqipërinë edhe pikë.

Këta, kur i kanë hi kësaj pune, për me apliku për 2027, këtë vendim e kanë marrë para shumë kohe, këta është dasht me diskutu edhe me Kosovën.

Po këtyre s'u ha pa*** a na lëndojnë neve a jo, se nuk e dijnë të kalumen tonë”, tha ndër të tjera Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat