​Pretendimet për mbylljen e AKP-së, deputeti Shala i quan mashtrime, reagon kryesuesi Hyseni

Aktuale

​Pretendimet për mbylljen e AKP-së, deputeti Shala i quan mashtrime, reagon kryesuesi Hyseni

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2023 në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, u tha se Bordi i AKP-sa ka bërë një strategji që parashikon mbylljen e AKP-së deri në fund të këtij viti. Megjithatë, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni tha se mbyllja e kësaj Agjencie nuk varet vetëm prej AKP-së.

Kështu, sipas tij, AKP ka vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk ka pasur interes nga komunat dhe qeveria. Madje, kryetari i Komisionit Ferat Shala e ka quajtur mashtrim pretendimin për mbylljen e AKP-së.

Hyseni: Përmes tri valëve të shtijës kemi shitur 14 asete në vlerë prej 2.8 milionë euro

Kemi vazhduar me shitjen e aseteve për të cilat nuk kemi pas interes nga komunat dhe qeveria, ose nuk kanë rënë në kategorinë e Fondit Sovran ose të Ministrisë së Bujqësisë. Përmes tre valëve të shtijës kemi menaxhuar t’i shesim 14 asete në vlerë prej 2.8 milion euro...Si përfundim prej 31 mijë e 250 hektar tokë sa i ka AKP, 97.3 për qind do të kalojën në interes publik dhe rreth 2.67 për qind do të shiten përmes një procedure të hapur tenderuese, dhe një pjesë e tyre me negocim direkt, ku është e vetmja mënyrë që të transformohet prona dhe të likuidohen ndërmarrjet”, tha Hyseni.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka reaguar ndaj kryesuesit Hyseni dhe ka pyetur atë se kur pritet të mbyllet AKP-ja dhe çfarë ndodhë me këtë Agjenci pasi që Projektligji për Fondin Sovran është në Kushtetuese.

Shala: Si mund ta mbyllni AKP-në, Projektligji për Fondin Sovran është në Kushtetuese

Në gjitha planet edhe qeveritare, por edhe të juaja ju e keni pas në platformë mbylljen e AKP-së, kur konsideroni se AKP do të mbyllet në bazë të kësaj dinamike, dhe a presim këtë vit të mbyllet? Ju drejtuar Fondit Sovran disa herë, Fondi Sovran është projekt ide në Gjykata, a keni alternativë nëse nuk mund ta mbyllni AKP-në tash, qysh nuk do të themelohet gjatë këtij viti Fondi Sovra, çfarë do të ndodhë me ato projekte dhe asete, a ka ndonjë opsion alternativë në këtë relacion”, ka pyetur Shala.

Për këtë, Hyseni u përgjigj duke thënë se është paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, Projektligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, dhe beson që 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti.

Hyseni: Fondi Sovran nuk është në dorën tonë

“Ne e kemi dërguar një strategji që parashohim mbylljen e AKP-së në fund të këtij viti, dhe si rezultat kemi bërë klasifikimin e gjitha aseteve e 32 mijë hektarëve tokë në rreth gjashtë kategori. Mbyllja e AKP-së nuk varet vetëm prej AKP-së. I kemi rreth 13 mijë e 500 lëndë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, por, mendoj se aktivitetet kryesore siç janë shitja dhe transformimi i pronës mund të fianalizohen në fund të vitit. Pjesa e aseteve për Fondin Sovran detyrimisht varemi prej Fondit Sovran dhe ne nuk kemi dorë në atë...Ne e kemi paraparë që edhe nëse nuk bëhet Fondi Sovran, ligji për tokat bujqësore është në përgatitje e sipër, besoj se 97 për qind të portofolios së AKP mbyllet gjatë këtij viti”, tha ai.

Përveç kësaj, Shala ka kërkuar përgjegjësi nga Hyseni për tokat bujqësore.

Shala: Ju nuk keni çka i jepni tokë Fondit Sovran?

Tash po bie që edhe në ligjin që keni bërë për Fondin Sovran që keni paraparë sektorin bujqësisë, edhe atje mungon pjesa e pronave të tokave bujqësore, edhe nëse themelohet, po pretendoj, ju nuk keni çka i jepni tokë Fondit Sovran, sepse ja keni dhënë Agjencisë së Pyjeve”, tha Shala.

Për këtë, Hyseni tha se këto toka janë kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren.

Hyseni: Kjo është kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren

Kjo është kategori e pyjeve sipas gjendjes aktuale në terren, ajo mund të jetë me fletë poseduese”, tha ai.

Shala nuk është ndalur me kaq, ai ka thënë se ‘Ka mashtrime për vitin e kaluar, apo na mashtroni edhe sivjet për mbylljen e AKP-së”, për çka reagoi kryesuesi i Bordit të AKP-së.

Shala: Ka mashtrime vjet dhe sivjet

A keni ndonjë rekomandim zyrtar, a keni diçka të shkruar ju, qoftë kur zvogëloni asetet, qoftë kur thoni se do t’i shpronësojë qeveria...Realisht na kanë mashtrua vjet, a po na mashtroni edhe sivjet...Pse nuk keni bërë deklaratë më herët për këtë ndryshim,”, ka pyetur Shala.

Hyseni potencoi se nuk ka mashtrime sa i përket mbylljes së AKP-së.

Hyseni: Nuk besoj se është mashtrim

“Nuk besoj se është mashtrim...”, është përgjigjur Hyseni. 

Kohë më parë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar për vlerësim Ligjin për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat