Vdekja e policës, IPK-ja nis hetimet

Aktuale

Vdekja e policës, IPK-ja nis hetimet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thanë nga IPK-ja.

“Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zyrtare e cila do të dërgohet për ekzaminim”, theksuan nga ky institucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat