Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Aktuale

Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:45
Foto nga takimi

Në prag të Samitit të Berlinit, sot u mbajt në Tiranë konferenca ndërministrore e vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë diskutimi “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ishte pjesmarrës tha se  ka prezantuar të arriturat e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafikimeve të ndryshme.

“Në këtë drejtim, institucionet tona të sigurisë janë ballafaquar me sfida të shumta veçanërisht me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre”.

Sveçla shtoi se bashkëpunimi rajonal mbetet qenësor për rajon të sigurt që lufton me mekanizma të përbashkët çdo lloj krimi që cenon sigurinë.

“Jam i lumtur që me ministrin Taulant Balla dhe me ministrin Britanez për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm Michael Tomlinson nënshkruam sot edhe deklaratën e përbashkët përmes së cilës zotohemi për angazhim të përbashkët në luftimin e migrimit të paligjshëm”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat