Bajqinovci i VV-së: Veç PDK-ja e gatshme për zgjedhje, LDK-ja dhe AAK-ja jo

Aktuale

Bajqinovci i VV-së: Veç PDK-ja e gatshme për zgjedhje, LDK-ja dhe AAK-ja jo

Më: 14 maj 2024 Në ora: 17:49
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka folur rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të parakohshme e ku deklaron se si subjekt politik janë të gatshëm për një gjë të tillë.

 ‘’Opozita na ka lodhur duke thënë nuk po guxoni, nuk po mundeni andej e këndej dhe ne tashmë veç ju treguam se jemi të gatshëm për zgjedhje. Kemi hyrë në vitin e katërt të qeverisë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje’’ deklaron deputeti i VV-së

Bajqinovci thotë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të shkuar në zgjedhje, por se nuk po sheh gatishmëri nga opozita për një gjë të tillë.

‘’Opozita gjithë kohën thotë se nuk janë gati dhe tash e shihni se një pjesë e opozitës nuk janë të gatshëm me iu përgjigj ftesës se kryeministrit Kurti’’potencon Bajqinovci.

Ai deklaron se si Vetëvendosje nuk kanë ndonjë datë për zgjedhje.

  ‘’Nuk kemi datë, por jemi të gatshëm në çdo kohë nëse ulet opozita ta gjeje një konsensus për zgjedhje’’ thekson ai.

Deputeti i VV-së, konsideron se nga opozita vetëm PDK është e gatshme për zgjedhje, por jo edhe LDK dhe AAK.

‘’Ju keni dëgjuar edhe kryeministrin Kurti se është i gatshëm të takohet me opozitën, por opozita nuk është gati sidomos LDK dhe AAK, por opozita nuk janë gati përveç PDK-së. Nëse komplet opozita është gati edhe ne jemi, por siç duket ata nuk po e kanë’’ përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat