Armatimi i konfiskuar në rrethinën e Zveçanit – dyshohet se ka mbetur nga sulmi i Banjskës
Policia ka konfiskuar sasi të madhe të armatimin në rrethinë të Zveçanit, që dyshohet se ka mbetur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
Lidhur me operacionin policor, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur konferencë për media.
Hoxha tregoi sasinë e armatimit të sekuestruar.
“1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksploziv, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj”, tha ai.
Hoxha ka thënë se Policia e ka siguruar informacionin nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).