Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Aktuale

Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:34
Ramiz Kelmendin dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar njërin nga biznesmenët më të suksesshëm në Kosovë, Ramiz Kelmendin, pronar i kompanisë “Elkos”.

Haradinaj ka thënë se AAK qëndron fuqishëm krah sektorit privat, sepse i shohim si kontributdhënësit më të mëdhenj në rritjen ekonomike.

“Sfidat që ka Kosova në sferën e zhvillimit ekonomik, ishin temë kryesore e bashkëbisedimit në takimin që e pata me njërin prej biznesmenëve më të suksesshëm në vend, Ramiz Kelmendin.

Ai meriton gjithë admirimin tonë për mbajtjen me sukses të kompanisë që e drejton, me qindra të punësuar. Ramiz Kelmendi, me kompaninë e tij ‘Elkos’ si dhe bashkëpunëtorët e tij, që në fillet e para të lirisë ishin shpresë për zhvillimin e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat