Nitaj i AAK-së: Problemi është te Qeveria, prandaj duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet

Aktuale

Nitaj i AAK-së: Problemi është te Qeveria, prandaj duhet të dorëhiqet ose të shkarkohet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 18:51
Muharrem Nitaj

Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, potencon se subjekti i tyre është gati për zgjedhje por se duhet pasur arsye pse vendi të shkoj në zgjedhje.

‘’Ne e kuptojmë që opozita, parimisht, duhet të jetë e gatshme për ta pranuar sfidën e zgjedhjeve në çdo kohë, por është shumë e rëndësishme të kuptohet se cila është arsyeja pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ne rastin tonë, nuk është problemi te Parlamenti, sepse ai është funksional’’, deklaron Nitaj.

Nitaj, problem e sheh Qeverinë dhe jo Kuvendin dhe se zgjedhjet mundësohen vetëm përmes shkarkimit të Qeverisë ose dorëheqjes së saj dhe se për të AAK, ka kohë që kërkuar mocion për këtë gjë.

‘’Problemi është te qeveria dhe lëmshi zgjidhet vetëm me dorëheqjen ose shkarkimin e saj. ` Aleanca ka shumë kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e bindur se kjo do të ishte rrugëdalja më e mirë, por nuk jemi kuptuar drejtë, ndërkaq sot situata ka mbërritur në pothuaj të njejtën pikë, vetëm me kushtin e amnistimit të qeverisë për krejt dështimet e saj. Kjo është politikisht e gabuar’’ potencon ai.

Sekretari i AAK-së, thekson se qëndrimi i AAK-së është i qartë dhe mbështetë shpërbërjen e parlamentit.

‘’Qëndrimi i AAK-së është publik e i qartë. Ajo do ta mbështesë shpërbërjen e parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Qeverisë. Prandaj nuk shohim asnjë arsye të takohemi për tu bërë pjesë e një procesi që krijon perceptimin e “fajtorit kolektiv”. Përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar është QeveriA. Ajo duhet të tërhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje’’ përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat