Armatimi i gjetur në Zveçan, Sveçla tregon kush qëndron prapa kësaj veprimtarie

Aktuale

Armatimi i gjetur në Zveçan, Sveçla tregon kush qëndron prapa kësaj veprimtarie

Nga: N.E Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:11
Armatimi i konfiskuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për armatimin e gjetur në Zveçan.

Sveçla ka shkruar se mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosin nga veriu i vendit.

Sipas tij, është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve e qytetarëve.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona.

Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë.

Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njëjtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat