Bajqinovci: Darka Kurti-Krasniqi s’ka të bëjë me dakordimin për zgjedhjet

Aktuale

Bajqinovci: Darka Kurti-Krasniqi s’ka të bëjë me dakordimin për zgjedhjet

Më: 14 maj 2024 Në ora: 21:29
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se në takimin Kurti- Krasniqi temë kryesore ka qenë agjenda legjislative.

“Së pari ftesa edhe agjenda për takim ka qenë për të gjitha partitë opozitare ishte për agjendën legjislative. Flasim sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë votuar për një kohë të gjatë.”, ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, ndër të tjera është folur edhe për zgjedhjet.

Bajqinovci ka thënë se kryeministri Kurti i është përgjigjur thirrjes së opozitës për zgjedhje.

“Kurti u ka thënë opozitës të behën bashkë edhe të ulemi të flasim për zgjedhje, por opozita nuk është e gatshme”, ka thënë ai.

 Sipas tij, LDK dhe AAK janë konfozuze sa i përket kërkesës për zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat