Sveçla: Lokacionet ku u gjet armatimi, dyshohet se u përdorën edhe për strehim të grupit terrorit të Banjskës

Aktuale

Sveçla: Lokacionet ku u gjet armatimi, dyshohet se u përdorën edhe për strehim të grupit terrorit të Banjskës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 22:31
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se në lokacionet ku është gjetur armatimi në Zveçan, dyshohet se janë përdorur edhe si vendstrehim për terroristët e sulmit në Bansjkë.

Ai tha se për këtë rast është duke u intervistuar një person dhe siç tha ai pas gjetjeve nga Policia dhe IPK-ja të marrë dënimin meritore nga Prokuroria.

“Është e qartë se kjo ka qenë si lokacion logjistik për barrikadat e mëhershme, por edhe depo, apo vendstrehim për armatim ushtarak me të cilët ata kanë planifikua të sulmojnë institucionet e Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të bëjnë rezistencë ndaj shtrirjes së rendit dhe ligjit në këtë pjesë.

Ashtu siç thamë edhe më herët një person, i dyshuar është duke u intervistuar, presim që pas gjetjeve të Policisë, IPK-së, të mirën vendimi meritorë nga Prokuroria e Republikës së Kosovës.

Ka dyshime të bazuar që kjo zonë të jetë përdorur edhe në sulmin e Policisë së Kosovës….dhe po besohet kjo që është pjesë e të njëjtës ngjarje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat