Avdia: PDK ka rënë në lojën e Kurtit

Aktuale

Avdia: PDK ka rënë në lojën e Kurtit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:18
Tomorr Avdia 

Analisti, Tomorr Avdia ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje para Asociacionit, ose para dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese është avantazh për kryeministrin, Albin Kurti.

Kjo pasi sipas tij, ai do të përdorë këtë në fushatën e tij elektorale.

“Kurti e ka këtë qëndrim për të ruajtur stabilitetin e vet të votave, në qoftë se vendi shkon në zgjedhje ai iu thotë qytetarëve, pra e ka fushat: Qe Asociacionin nuk e realizova…çdo moment që zgjedhjet bahen para Asociacionit ose para se me shku në Gjykatë Kushtetuese është një avantazh elektoral”, ka thënë ai.

Tutje, ai tha se takimet e Kurtit për zgjedhje janë lojë taktike, e që sipas tij ka rënë PDK-ja.

“Ajo çfarë e shoh se është lojë taktike, që po duket që PDK-ja ka ra deri diku… ai luan me stinët. Qoftë se ti provokon tani thotë në vjeshtë, në qoftë se ti je në vjeshtë thotë në pranverën tjetër. Loja e Kurtit me stinët është goxha e çuditshme dhe duket se një parti politike ka ra brenda saj”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat