Xani: Kurti është bërë strateg

Aktuale

Xani: Kurti është bërë strateg

Më: 15 maj 2024 Në ora: 00:05
Visar Xani

Analisti Visar Xani, tha se kryeministri Albin Kurti është bërë strateg elektoral për ta dërguar vendin në zgjedhje, raporton teve1.info

Xani tha se Kurti që vazhdimisht ka shfaq arrogancë karshi opozitës, në takimin me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi dukej shumë miqësor.

“Kurti është bërë një strateg elektoral ndërsa strategjinë e tij në këtë rast me gjasë po do me ia implementu PDK-ja, e them për këtë arsye për shkak se kryeministrin Kurti e kemi parë që vazhdimisht ka shfaq një arrogancë karshi opozitës, nuk i ka përfillë fare, ndërsa nëse e shohim takimin e djeshëm ishte aq miqësor, por që le me nënkuptu që edhe PDK-ja e kishte njëfarë lloj admirimi karshi kryeministrit Albin Kurti ose liderit të LVV-së”, tha Xani.

Ai shtoi se të dy palët, si Kurti ashtu edhe Krasniqi anë të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve.

“Të dy palët janë të interesuar jashtëzakonisht shumë me pa rezultatin në fund të zgjedhjeve. Kryeministri Kurti për me shfryëtzu periudhën kur diaspora kthehet në Kosovë për shkak se përqindjen më të madhe e ka pas te diaspora dhe e ka ende ndërsa ne venalitë atëherë i kemi pushimet dhe shkojmë në bregdet dhe për neve 200 km e 400 km është shumë me ardhë me votu ndërsa për diasporën që i kalon 2000 km edhe pse shkon në bregdet, kthehet përsëri voton”, u shpreh Xani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat