Zemaj: Kam dëgjuar se ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e VV-së

Aktuale

Zemaj: Kam dëgjuar se ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e VV-së

Më: 15 maj 2024 Në ora: 00:45
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në prag të zgjedhjeve nacionale në vend ka ngre alarmin për keqpërdorim të votës në diasporë.

Zemaj ka thënë se në zgjedhjet e kaluara ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e VV-së në qendrat e votimit në diasporë.

“Kam dëgjuar se ka pasur keqpërdorim masiv të votës nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje…Hapje të emailave, votim familjar, votim ne emër të 30-40 vetëve, do të thotë ka qenë një far organizimi që tash është i minuar dhe duhet kontrolluar.

Besa edhe i financuar nga ato aferat që dolën më vonë të disa parave që dyshohet se janë të pista ose janë menaxhuar vetëm për fushatë elektorale”, ka thënë Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat