Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi 40 deputetë

Aktuale

Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi 40 deputetë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 00:58
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se Aleanca nuk është dashtë me u ftu në darkë për agjendë legjilative.

“Në Aleanca nuk është dashtë me u ftu për agjendë legjislative. Ajo që unë kam mendu se kemi pas mundësi me e diskutu është ndonjë çështje e interest nacional. Një temë ka qenë Këshilli i Evropës por me të thënë të drejtën për Këshillin e Ervopës ne skem pas çka me ba se ne e kem kry punën tonë në asamble komunale do të thotë ish reduktu krejt debati tek asociacioni”, tha Tahiri.

Tahiri është shprehur se vendi nuk shkon në zgjedhje kur don Kurti, pasi që ai një herë do të ballafaqohet me shumë çështje.

“Do ta ballafaqojmë me pensionerët, spo flitet hiç pastaj me shumë çështje tjera, pastaj me aspektet korruptive, do ta ballafaqojmë pastaj le të shkojmë në zgjedhje, por jo në zgjedhje kur do Kurti, nuk po du me thanë fjalinë e instrumentalizimit sepse nuk po besoj se nuk besoj që është e instrumentalizim klasik”, ka shtuar Tahiri.

Pyetjes se, “A e shihni Vetëvendosjen në opozitë?”,  Tahiri iu përgjigj se nuk e sheh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet.

“Unë nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzet deputet, personalisht, nuk e shohë. Une mendoj se janë disa procese të cilat është pa që ndoshta vetëvendosja ka pasë vullnet por dije me i zbatu punët nuk i ka pasë”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat