Berisha: Nuk është prezantuar asnjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të burgjeve

Aktuale

Berisha: Nuk është prezantuar asnjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të burgjeve

Më: 15 maj 2024 Në ora: 08:52
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, njëherit anëtar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrotjes, thotë se nuk është prezantuar ndonjë vendim që rekomandon çarmatosjen e personelit të institucioneve të sistemit të mbyllur.

‘’Të paktën zyrtarisht nuk është prezantua asnjë vendim i tillë apo ndryshim i bazës ligjore, që rekomandon armatosjen e këtij personeli. As drejtori e askush nuk mundet me marrë vendime autoritare. Së pari duhet parë cila është baza ligjore, a ka reformim të ligjit dhe pastaj të vendoset diçka e tillë’’, deklaron ai.

Berisha thotë se për të marr një vendim, duhet ndryshoj baza ligjore dhe që sipas tij ka procedura për këtë.

‘’Burgjet janë të kategorive të lartë, burgjet e sigurisë me të lartë normal që duhet kenë pajisje më adekuate. Së pari duhet ndryshohet baza ligjore për të marr vendime tjera. Ju e dini ka pasur fenomen të ndryshme për ato burgje’’, thekson ai.

Deputeti Berisha thotë se nëse një vendim i marr nga Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani nuk ka qenë i bazuar në ligj apo dokument zyrtar, do të shqyrtohet ai vendim.

‘’Duhet të ketë procedura ndryshimi e jo të merren vendime në kokë në vete. Nëse nuk është i bazuar në ligj, në një dokument zyrtar, atëherë është vendim i ngutshëm i cili do të shqyrtohet’’, përfundon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat