Rasti tragjik i Bashkim Salihut, aksion i madh për kapjen e të dyshuarve për shtytje në vetëvrasje

Aktuale

Rasti tragjik i Bashkim Salihut, aksion i madh për kapjen e të dyshuarve për shtytje në vetëvrasje

Më: 15 maj 2024 Në ora: 10:12
Bashkim Salihu

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës në kuadër të hetimit për zbardhjen e rastit të vetëvrasjes së 37-vjeçarit, Bashkim Salihu.

Siç merret vesh, njësi të shumta policore kanë zbarkuar mbrëmë në disa lokacione në Prishtinë e Lipjan, për arrestimin e personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde.

Në bazë të informacioneve të para, arrestimi i të dyshuarve që janë cak i Policisë e Prokurorisë pritet të zbulojë detaje për vëtëvrasjen e Salihut, i cili dyshohet se i dha fund jetës nga problemet me fajdexhinj

Motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat