Rasti i vetëvrasjes së 37-vjeçarit, Prokuroria zbardh detajet e fundit për ngjarjen tragjike

Aktuale

Rasti i vetëvrasjes së 37-vjeçarit, Prokuroria zbardh detajet e fundit për ngjarjen tragjike

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:31
Skender dhe Albion Tasholli janë arrestuar të martën në mbrëmje.

Dy persona janë arrestuar në Lipjan nën dyshimin për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit B.S. të martën në Çagllavicë të Graçanicës.

Të arrestuarit janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.

Skender dhe Albion Tasholli janë arrestuar të martën në mbrëmje.

Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit se ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast.

B.S. u gjet pa shenja jete në Çagllavicë të martën. Vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat