Baton Haxhiu: PDK-ja është 3-4 për qind më mirë në sondazhe sesa kjo parti

Aktuale

Baton Haxhiu: PDK-ja është 3-4 për qind më mirë në sondazhe sesa kjo parti

Më: 15 maj 2024 Në ora: 11:33
Baton Haxhiu

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj Memli Krasniqi po përpiqen që ta dërgojnë vendin në zgjedhje në këtë periudhë për shkak të rezultateve të sondazheve.

Ai ka thënë të martën se PDK-ja, e shtyrë nga rezultatet e sondazheve, ka dëshirë të shkojë në zgjedhje.

Sipas gazetarit, PDK-ja qëndron më mirë në sondazhe sesa LDK-ja.

“Logjika politike e PDK-së është… është momentumi i saj në sondazhe, që është parti e cila është diku 3 ose 4 për qind më shumë sesa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe meqenëse është partia e dytë në sondazhe, ajo dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë se si e dytë dhe në situata të ndryshme mund ta fitojë edhe postin e kryeministrit përmes Bedri Hamzës”, ka thënë Haxhiu të martën në emisionin Pressing të T7.

“Por, nuk është kështu. Ju mendoni që Albin Kurti do ta merrte Mimoza Kusarin në një takim të rëndësishëm. Kurrë në jetë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat