Edita Tahiri kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Aktuale

Edita Tahiri kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 12:35
Edita Tahiri

Ish kryenegociatorja në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar dështimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj kryeministri i vendit, Albin Kurti duhet të jap dorëheqje dhe kësisoj vendi të shkojë në zgjedhje.

Reagimi i Tahirit:

Tash kur mbeti Kosova jashtë Këshillit të Evropës, Kryeministri Kurti duhet përfundimisht të lëshojë rrugë, të jap dorëheqjen, ti ndal dështimet historike në këtë dialog me armikun serb, ti hap rrugë zgjedhjeve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat