Kurti, mesazh opozitës për zgjedhjet

Aktuale

Kurti, mesazh opozitës për zgjedhjet

Më: 15 maj 2024 Në ora: 12:53
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë gati për zgjedhje, mirëpo ka thënë se opozita duhet të bëhet gati.

"Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat, shkon mandati", tha Kurti.

Përndryshe, Kurti para dy dite ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar edhe mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka takuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Donika Gërvallën nga iniciativa Guxo, por është refuzuar nga LDK dhe AAK. Kurti po kërkon që në zgjedhje të shkohet duke e shpërbërë Kuvendit, me të cilët janë të pajtimit edhe në PDK, por LDK dhe AAK po kërkojnë që së pari Kurti të jap dorëheqje dhe pastaj të shpërbëhet Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat