Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit

Aktuale

Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka rritje të kompanive prodhuese, ndërsa rënie të kompanive tregtare. Kështu është bërë e ditur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS, në të cilën është theksuar se bizneset vendase po rriten dhe prodhimi po shtohet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se panairet e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit. Derisa ka falënderuar mërgatën për kontributin e dhënë për Kosovën, tha se diaspora janë urë-lidhëse për investime direkte dhe për turizmin në Kosovë.

"Kur e pash këtë emërtim, EXPOKOS, më shkoj mendja tek eksploro Kosovën, që paraqet një thirrje për të hulumtuar vendin tonë të bukur e të pasur që të zbulohen edhe trevat dhe bizneset. Ato ofrojnë një mundësi të çmuar për bizneset, pra që ndihmon bizneset të ecin përpara në treg. Vendi ynë ofron qasje të përshtatshme në tregjet evropiane. Po dëshmojmë se demokracia e mirëfilltë e mundëson dhe mbështet zhvillimin ekonomik. Rritja e ekonomisë sonë në tre vitet e fundit është mbështetur nga rritja e dyfishtë e investimeve të huaja", tha Albin Kurti.

Panairi do jetë i hapur edhe edhe nesër nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Ky edicion do të vazhdojë të mbulojë sektorët e energjisë, ndërtimit, minierave, makinerisë dhe mbrojtjes dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat