Tahiri: Hotit ia hajsha gjysmën e senduiçit, Selmanajn e kam dëshmitar

Aktuale

Tahiri: Hotit ia hajsha gjysmën e senduiçit, Selmanajn e kam dëshmitar

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:12
Besnik Tahiri, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar darkën e kryeministrit, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Kransiqi.

Ai duke ironizuar tha se i vjen mirë që kryeministri ka evoluar nga pasuli në restorante luksoze.

Gjatë debatit ai përmendi kohën sa ka qenë zëvendës i ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

U shpreh se ia hante gjysmën e senduiçit të ish-kryeministrit.

“Dikush më tha mirë keni bo që nuk keni shku në restorant me u taku me Kurtin. Avdullah Hotit ia hangsha gjysmën e senduiçit. Driton Selmanajn e kam dëshmitar. Unë po kam qejf që janë modernizu. Është e vërtetë që ia lypsha, i thojsha ama gjysmën”, tha ai në RTV 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat