Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane

Aktuale

Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane

Më: 15 maj 2024 Në ora: 16:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico, i cili u plagos sot në Handlova.

Osmani përmes një shkrimi në “X” është shprehur se dënojnë fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane, përcjell Klankosova.tv.

“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm.

Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat