Ky është deputeti i koalicionit LVV-Guxo që do të tërhiqet së shpejti nga politika

Aktuale

Ky është deputeti i koalicionit LVV-Guxo që do të tërhiqet së shpejti nga politika

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:29
Guxo

Subjekti politik ‘Lista Guxo”, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet nga pesë deputetë, por së shpejti do të mbetën me katër deputet.

Pasi njëri nga deputetët e këtij subjekti ka paralajmëruar dorëheqjen nga politika.

Bëhet fjalë për Ekrem Mustafën.

Musatafa ka njoftuar se së shpejti do t’i ndajë rrugët me politikën.

Ai deklaroi se në asnjë parti nuk do të bëjë pjesë më.

 “Se kam ndërmend me u merr me politikë hiç më. Nuk kandidojë më me asnjë parti politike”, u shpreh Mustafa.

VV e Lista Guxo kishin lidhur koalicio para zgjedhjeve të vitit 2021.

Më 14 shkurt të vitit të kaluar kishin arritur t’i fitonin zgjedhjet me mbi 50%, derisa Kurti u zgjodh kryeministër, derisa Vjosa Osmani presidente e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat