Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut të tij sllovak i cili u plagos sot nga një i dyshuar.
Ai thotë se lajmi për plagosjen e Ficos, është tejet shqetësues, ndërsa shprehet se dhuna nuk ka vend në demokraci.
”Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar.
I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”.