Iu arrestua babai dhe vëllai, flet asambleistja nga Lipjani, Albiona Tasholli

Aktuale

Iu arrestua babai dhe vëllai, flet asambleistja nga Lipjani, Albiona Tasholli

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:11
Albiona Tasholli

Asambleistja e LDK-së në Lipjan, Albiona Tasholli, babai dhe vëllai i të cilës janë ndaluar e dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është e bindur se familjarët e saj janë të pafajshëm.

“Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë”.

“Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë! Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm!”, ka thënë Tasholli.

Në lidhje me rastin në kërkim është edhe një person i tretë, i cili nuk ishte hasur nga policia.

Mësohet se të arrestuar janë S.T dhe A.T (babë e bir). Këta të dy dyshohen se kanë lidhje me rastin që ndodhi dje në Graçanicë. Aty, gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur një burrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat