Gaxherri: Kurti po kërkon lëmoshë nga opozita që ta çojnë në zgjedhje

Aktuale

Gaxherri: Kurti po kërkon lëmoshë nga opozita që ta çojnë në zgjedhje

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:23
Besa Gaxherri

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri duke komentuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për takim me partitë opozitare, ka thënë se Kurti po kërkon lëmoshë nga opozita që ta çojnë në zgjedhje.

Gaxherri ka vlerësuar se këtë veprim Kurti po e bën për shkak se ai nuk është i aftë t’i shkojë deri në fund mandatit.

“Kurti është i vetmi lider në Kosovë që ka fituar mbi 50 për qind dhe nuk ka aftësi të shkojë deri në fund të mandatit, ai ka dalë dhe po ju kërkon lëmoshë partive politike opozitare që ta çojnë në zgjedhje. Ai kërkon të fshehët pas “gishtit. Mandati i tij po përfundon tërësisht i dështuar”, është shprehur ajo.

Sipas Gaxherrit, Kurti për t’i realizuar skenarët e tij gjithmonë pretendon që t’i përdorë institucionet, partitë politike apo qytetarët.

Ndërsa, ajo ka thënë se për LDK-në kërkesa për zgjedhje në formën se si e ka bërë Kurti, është e pa pranueshme.

Megjithatë, Gaxherri është shprehur që kjo parti është e përgatitur për zgjedhje dhe i kërkon ato për shkak se siç thotë ajo vendi është në krizë të thellë diplomatike, ekonomike e sociale.

“Kryeministri Kurti gjithmonë pretendon që t’i përdor qoftë vetë institucionet, partitë politike, qytetarët për të realizuar manipulimet apo skenarët e tij, edhe kësaj radhe qysh nga dje takimi apo ftesa që u ka bërë partive opozitare duke marr rolin e presidentes për të shpallë zgjedhjet thotë mjaftë. Megjithatë për LDK-në është e papranueshme kërkesa në këtë formë për zgjedhje, ani pse LDK është e përgatitur dhe kërkon që sa kohë zgjedhje për faktin se vendi është në krizë të thellë në aspektin, diplomatik, krizë komike e sociale”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat