Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po vlerëson se ka një afërsi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo sipas saj ka ndodhë pas takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, njëherit kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi
Gaxherri ka thënë VV është satelit i PDK-së dhe po kthehet në orbitën e saj.
“VV është satelit i PDK-së dhe në këto momente po ndodhë që sateliti po kthehet në orbitën e vet. Është çështje e se cilit subjekt politik se si vendos por kjo po shihet se është flirtimi i PDK e VV. Sa i përket PDK dhe është VV-së po shihet një lloj flirtimi dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga PDK është risi”, ka thënë Gaxherri.
Të hënën Kurti e Krasniqi kanë zhvilluar një takim, të cilin e kishte thirrur kryeministri Kurti me të gjithë liderët e parive opozitare, por që u refuzua nga LDK e AAK.