Pas plagosjes së kryeministrit sllovak, ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ai ka thënë se më këtë sulm, Evropa Lindore po merr trajektore tjetër, duke thënë se po ndryshohet në mënyrë negative nga lufta hibride e Rusisë.
Shala madje ka përmend edhe Kosovën sa i përket kërcënimit që po i bëhet nga Serbia.
“Tani na duhet një zë për të menduar për një platformë të brendshme kombëtare në radhën e parë të rreziqeve që po kërcënohet Kosova dhe gjithashtu në nivelin me Shqipërinë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Pra, zhvillimet në Evropën Lindore po marrin një trajektore tjetër.
Tentativa për vrasjen e kryeministrit sllovak dëshmon se Bota, Evropa po ndryshon në mënyrë negative nga lufta hibride e Rusisë!
Tani na duhet një zë për të menduar për një platformë të brendshme kombëtare në radhën e parë të rreziqeve që po kërcënohet Kosova dhe gjithashtu në nivelin me Shqipërinë .
📌"Rrjedha e ujit do të jetë e fuqishme dhe e pandalshme, qoftë nga sasia apo nga shkatërrimi që do të lërë...?"
Ne kemi nevojë për një ekip uniteti, e di dhe e kuptoj që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, por mbani mend një gjë:
Nëse do të na gjykon historia , nëse në një moment nuk dimë të rreshtohemi, atëherë fatura do të jetë individuale, por efekti do të shihet në kolektiv.