Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thotë se Kosova meriton të jetë pjesë e KiE. Sipas saj kryeministri ka premtuar dhe ka gënjyer aleatët e vendit dhe kjo përgjegjësi e dështim kanë vetëm emrin e Albin Kurtit.
“Nëse kryeministri Kurti i ka premtuar dhe i ka gënjyer aleatët tanë atëherë përgjegjësia dhe dështimi ka vetëm një emër, Albin Kurti. Sot Donika Gërvalla deklaroi se 50 me 50, është kjo çështje që mund apo jo të zgjidhet? Ministrja Gërvalla e ka humbur rrugën dhe nuk kanë logjikë fjalët e saj. Nuk e ka haberin se çfarë ka premtuar Kurti dhe Osmani para miqëve tanë. Madje deklaron se, drafti i pranuar nga Kurti qenka sikur Republika Srpska në Bosnjë. Asnjëherë nuk kemi qenë më dobër në arenën ndërkombëtare dhe pjesë e këtij dështimi është edhe zonja në fjalët”, tha Krasniqi.
Deputetja e LDK-së thotë poashtu se nëse qeveria është zotuar se do të ndërmarr hapa për krijimin e asociacionit atëherë barra është mbi qeverinë dhe duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve.
“Ne shpresojmë që do të ketë reflektim nga ana e Qeverisë përë t’i bindur aleatët tanë lidhur me ato që janë dakorduar. Republika e Kosovës e meriton të jetë pjesë e KiE-së dhe kemi punuar shumë për anëtarësim në këtë organizatë. Nëse qeveria është zotuar se do të ndërmarr hapa për krijimin e asociacionit atëherë barra është mbi qeverinë dhe duhet të japin përgjegjësi para qytetarëve”, tha ajo.