Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje

Aktuale

Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:43
Miroslav Lajçak

Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila ka prodhuar ngërçe mes të dyja palëve.

Në lidhje me këtë ka reaguar i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serb, Miroslav Lajçak, i cili theksoi se është gati t’i pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

“Prita për herë të shtatë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së.

Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë një marrëveshje. Unë jam gati të pres sërish palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciproke”, shkroi Lajçak në rrjetin e tij social në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat