Demhasaj: Dështim i shtetit nëse nuk anëtarësohemi në KiE

Aktuale

Demhasaj: Dështim i shtetit nëse nuk anëtarësohemi në KiE

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:04
Arton Demhasaj

Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike ka folur për mundësinë e fundit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Demhasaj ka përmendur dy mundësi që sipas tij rrisin përkrahjen në Këshill.

Sipas tij, shtyrja e rregullores për dinarin nga Kurti do të rriste përkrahjen më anëtarësim.

“Shpresat nuk kanë humbur se ende ka kohë se kushti që është vendosur nga Franca, Gjermani që Kosova ta bëjë hapin e parë për Asociacionin, deri në momentin e fundit nëse Kosova lëviz atëherë ka gjasa që të bëhet pjesë e KiE. Kurti me i pranuar kërkesat e ndërkombëtarëve që me shty rregulloren e dinarit për një kohë merr përkrahje për anëtarësimin në KiE dhe ndoshta mundët edhe me i bindë por mbetët me u pa. Këto janë dy mundësitë që Kosova me marr më shumë përkrahje”, u shpreh Demhasaj.

Nëse nuk ndodh anëtarësimi në KiE fatura i shkon Qeverisë aktuale, thotë Demhasaj.

“Dështim i Qeverisë por më shumë i shtetit nëse nuk anëtarësohemi është një humbje e madhe. Ne e kemi provuar njëherë me çështjen e demarkacionit e kemi humbë për një kohë të gjatë liberalizimin e vizave edhe pse e kemi votuar për një kohë të gjatë nuk i kemi fituar vizat. Ky mund të jetë një shans i fundit që të anëtarësohet Kosova por fatura kryesore i shkon qeverisë nëse nuk bëhemi”, deklaron Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat