Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ka hapur debat në qarqe të ndryshme, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Deputetja e Listës GUXO, Jeta Statovci tha se zgjedhjet janë çështje muajsh, por nëse ka konsensus politik dhe dakordancë të brendshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Ne kemi stabilitetin e brendshëm për ta quar në fund mandatin, por kemi gatishmërinë edhe për të tu përballur me një proces zgjedhor”, tha ajo.
Deputetja Statovci vlerësoi edhe ndryshimin e pozicionit të PDK-së, karshi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e që sipas saj është një mundësi e mirë, ku do të mund të përfitojnë direkt qytetarët e Kosovës.