Statovci: Zgjedhjet çështje muajsh, por nëse ka konsensus mund të mbahen

Aktuale

Statovci: Zgjedhjet çështje muajsh, por nëse ka konsensus mund të mbahen

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:33
Jeta Statovci

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ka hapur debat në qarqe të ndryshme, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Deputetja e Listës GUXO, Jeta Statovci tha se zgjedhjet janë çështje muajsh, por nëse ka konsensus politik dhe dakordancë të brendshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi stabilitetin e brendshëm për ta quar në fund mandatin, por kemi gatishmërinë edhe për të tu përballur me një proces zgjedhor”, tha ajo.

Deputetja Statovci vlerësoi edhe ndryshimin e pozicionit të PDK-së, karshi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e që sipas saj është një mundësi e mirë, ku do të mund të përfitojnë direkt qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat