A e bindi Kurti PDK-në t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare? Tregon Memli Krasniqi

Aktuale

A e bindi Kurti PDK-në t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare? Tregon Memli Krasniqi

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:34
Memli Krasniqi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi e mohoi që kjo çështje të jetë diskutuar në takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se Bedri Hamza, kandidati i PDK-së, për kryeministër, ka qenë i mendimit që ato marrëveshje duhet të votohen.

Krasniqi u shpreh se me Kurtin nuk ka pasur as marrëveshje për zgjedhje dhe se ajo duhet të bëhet me partitë opozitare.

“Qëndrimi ynë politik, për të mos i votu marrëveshjet, ka qenë si reagim ndaj faktit që veprimet e Kurtit kanë sjellë sanksione ekonomike nga BE, ka qenë reaksion që s’pajtohemi me ty. E dyta ka qenë me vështirësi qeverisjen e tij përmes veprimit politik në mënyrë që me i përshpejtua zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme marrin rrugë javën e  ardhshme. Arsyeshmëria për pozicionim politik që i sjell zgjedhjet, nuk është më. S’kemi qenë komfor, në faktin që këto marrëveshje, një pjesë nuk shkojnë tutje”, ka thënë ai.

“Prej kur i kam thënë Hamzës idenë time, që ai duhet të jetë kandidati për km, dhe i ardhshëm. Një nga temat që mi ka ngritë ka qenë marrëveshjet ndërkombëtare. Ka pasur kërkesë që në momentin e parë që nga kandidimi i tij të gjendet rruga për votimin e tyre”, ka vijuar ai.

Krasniqi ka ripësëritur se vendimi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare është i pavarur nga takimi me Kurtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat