Deputeti i LDK-së: Kurti po e avancon ‘Zajednicën’ – e sjelli ‘pokrainën’ në Kosovë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Kurti po e avancon ‘Zajednicën’ – e sjelli ‘pokrainën’ në Kosovë

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:39
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se kryeministri i Kosovës është duke e avancuar Zajednicën siç e quan vet ai.

Sipas Qunit atë që Kurti e luftonte në të kaluarën në opozitë, tani në pushtet jo që e amortizoi dhe zhduki nga fjalori politik, por në fakt e sjelli ‘Pokrainën’ në Kosovë.

“Si një luftëtar që fuqishëm që fuqishëm e ka kundërshtu çështjen e Asociacionit që ai e ka quajtur me terma sllav Zajednica, ne tani vijmë në një situatë që në bazë të marrëveshjes së Ohrit jo që është luftu Zajednica, por kjo Zajednicë është avancu dhe tani ne si LDK e konsiderojmë që ai e ka sjellë një shtet brenda shtetit”.

“Për atë që ai luftonte në të kaluarën në opozitë, jo që e amortizoi, e zhduki nga fjalori politikë, ai në fakt po shprehem me gjuhën e tij, e sjelli Pokrainën”, deklaroi Quni.

Sipas deputetit Quni“jemi në sanksione dhe me dalë nga kjo situatë kërkon prap me u viktimizu”, tha Quni për Kurtin në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat