Gjeloshaj: Qeveria e Spajiçit është më pro-amerikane që e ka pasur Mali i Zi

Aktuale

Gjeloshaj: Qeveria e Spajiçit është më pro-amerikane që e ka pasur Mali i Zi

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:55
Nik Gjeloshaj

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka thënë se Qeveria që drejton Milojko Spajiç, është më pro-amerikane që ka pasur Mali i Zi.

“Kjo qeveri e drejtuar nga Spajiç, mund të them lirisht se është ndër  qeveritë më pro-amerikane që ka pasur Mali i Zi”, u shpreh Gjeloshaj.

Gjeloshaj, tregoi se këtë deklaratë e thotë në bazë të punës që bëhet çdo ditë.

“Nga ajo që punojmë çdo ditë, çka kemi sjellë çdo ditë. Në bazë të saj ku i krijojmë  burimet e përbashkëta, vendimet e përbashkëta të përditshme”.

“(Spajiç) mendoj që është ndër politikanët me bindje në këtë drejtim pro-amerikan, që mendoj që në këto faza e qeverisjes në Mal të Zi, kanë qenë në kombinim, jo shumë bindjes por interesit. Kur e ke bindjen me atë që është interesi i shtetit, aty kompletohet ajo thënia ime, koha do ta tregojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat