Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka thënë se Qeveria që drejton Milojko Spajiç, është më pro-amerikane që ka pasur Mali i Zi.
“Kjo qeveri e drejtuar nga Spajiç, mund të them lirisht se është ndër qeveritë më pro-amerikane që ka pasur Mali i Zi”, u shpreh Gjeloshaj.
Gjeloshaj, tregoi se këtë deklaratë e thotë në bazë të punës që bëhet çdo ditë.
“Nga ajo që punojmë çdo ditë, çka kemi sjellë çdo ditë. Në bazë të saj ku i krijojmë burimet e përbashkëta, vendimet e përbashkëta të përditshme”.
“(Spajiç) mendoj që është ndër politikanët me bindje në këtë drejtim pro-amerikan, që mendoj që në këto faza e qeverisjes në Mal të Zi, kanë qenë në kombinim, jo shumë bindjes por interesit. Kur e ke bindjen me atë që është interesi i shtetit, aty kompletohet ajo thënia ime, koha do ta tregojë”.