Haziri tregon pse LDK refuzoi ftesën e Kurtit për takim: ‘Për 3 vjet..’

Aktuale

Haziri tregon pse LDK refuzoi ftesën e Kurtit për takim: ‘Për 3 vjet..’

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:57
Foto nga takimi

Ftesa e kryeministrit Albin Kurti bërë liderëve të partive opozitare për një ‘darkë punë’ është refuzuar nga Lidhja Demokratrike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka quajtur të papritur ftesën për takim nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai ka treguar edhe arsyen pse LDK i tha ‘JO’ ftesës së kryeministrit Kurti për takim.

“E papritur ka qenë ftesa sepse për 3 vjet e disa muaj, z.Kurti nuk ka fituar takim me opozitën për asnjë çështje tjetër përveç dy takimeve në fillim të mandatit për çështjen  dialogut dhe parimisht formatet qe ishim pajtuar për t;i vazhduar takimet për këtë proces nuk kanë ndodhur”, ka thënë Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat