Korenica: Nga anëtarësimi i Kosovës në KiE më së shumti do të përfitonte komuniteti serb

Aktuale

Korenica: Nga anëtarësimi i Kosovës në KiE më së shumti do të përfitonte komuniteti serb

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:10
Fisnik Korenica

Shumica paralamnetar në Kuvend të Kosovës, vazhdon të shprehet se Kosova ka përmbushur kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Një qëndrim të tillë e ka thënë edhe Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se kushtëzimi i Kosovës me Asociacionin është i padrejtë dhe se kjo çështje i takon bisedimeve në Bruksel.

Korenica tha se nga anëtarësimi i Kosovës në KiE do të përfitonin edhe qytetarët serb.

Kosova i ka përmbushur kriteret për KiE dhe nuk ka arsye që të mbetet jashtë BE

“Këtu më se shumti do të përfitonte komuniteti serb, nëse i cenohet në ndonjë rast ndonjë e drejtë institucionale më sigurt që ka mundur t’i sigurojë të drejtat e veta nuk se si tu qenë anëtarë Kosova në Këshillin e Evropës përmes Gjykatës së Strasburgut”, ka thënë Korenica.

Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Këshillit të Ministrave të KiE-së, për mbledhjen që do të mbahet më 17 maj.

Kjo ka ndodhur pasi vendet aleate sidomos Franca e Gjermania kërkaun nga Kosova të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kushtëzimi është i papranueshëm dhe se nuk e ka pranuar draftstatutin e propozuar nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat