Haziri i LDK-së jep lajmin: “Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”

Aktuale

Haziri i LDK-së jep lajmin: “Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:20
Lutfi Haziri

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vetëvendosje dhe PDK tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK po insiston në dorëheqjen e qeverisë Kurti dhe shkarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se për shpërbërje të Kuvendit, Vetëvendosje do t’i këtë edhe votat e LDK-së.

“Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat