Korenica kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Aktuale

Korenica kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:31
Visar Korenica 

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Albin Kurti njëherit kryetar i LVV-së për shpërbërje të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar deputeti, Visar Korenica.

Ai thotë se edhe vet është kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke vlerësuar se legjislatura aktuale është më e mira që ka pas Kosova.

“Është shprehje e demokracisë, shprehje e vullnetet të lirë të deputetit. Mendoj që në çdo subjekt ka dallime të tilla se dikush e sheh ndryshe procesin. Është çështje që diskutohet brenda grupit dhe pastaj vendoset. Unë kam pikëpamjet që përderisa kjo legjislaturë është më e suksesshme… Unë mendoj që nuk duhet me u shpërbë Kuvendi”, ka thënë Korenica.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se nëse opozita është e gatshme për zgjedhje do t’i ndihmonte për shpërbërjen e Kuvendit. Ai të mërkurën tha se nëse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje mandatin qeverisës do ta dërgojë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat