Kica Xhelili: Rreth 173 persona në ditë e lëshojnë Kosovën

Aktuale

Kica Xhelili: Rreth 173 persona në ditë e lëshojnë Kosovën

Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:02
Doarsa Kica Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili përderisa po kritikonte Qeverinë për kontratat njëburimore, foli edhe për ikjen e njerëzve nga Kosova.

Sipas saj, njerëzit më të mençur po e lëshojnë Kosovën.

“Fatkeqësia më e madhe është edhe ajo që e tha z.Abdixhiku në intervistën e fundit, rreth 173 persona në ditë mesatarisht e lëshojnë në ditë Republikën e Kosovës. A e kuptoni që unë e kam vajzën 4 vjeç, nuk e di kur i bën ajo 13 vjet a kanë me mbetë shtatë qind mijë persona në këtë vend a jo”, tha nënkryetarja e LDK-së.

“Jemi lëshu në njëfarë varfërie mendore me tematika bllokuese të tilla e dikush thotë pse nuk ke shku në darkë? Nuk kemi shku sepse na shkatërroi”, shtoi Kica Xhelili.

Tutje ajo pyeti panelistët se me kënd do ta mbajmë Kosovën vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat