Gjenerali shqiptaro-amerikan thotë se atentati ndaj kryeministrit sllovak e frikëson shumë Vuҫiqin: Asnjë udhëheqës serb nuk ka vdekë…

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan thotë se atentati ndaj kryeministrit sllovak e frikëson shumë Vuҫiqin: Asnjë udhëheqës serb nuk ka vdekë…

Nga: H.O. Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:32
Robert Fico

Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha në një postim të tij në facebook ka reaguar pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

Ai thotë nga ky atentat do të frikësohet Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq, pasi mund të ketë të njëjtin fat, sepse asnjë udhëheqës serb deri më tani, nuk ka vdekur me ‘kokë në jastëk’.

Postimi i plotë:

Shkuarja në parajsë/xhenet e kryeministrit sllovak është një fitore për Kosovën dhe për forcat demokratike në Sllovaki.

Jam i sigurt se Vuҫiqit tash i ka hy tuta në kocë dhe jam më i sigurt se ka ‘urinuar dhe pantollonat’.

Sa e di historinë serbe, qysh nga krijimi i shtetit serb deri më sot, asnjë udhëheqës serbë nuk ka vdekë ‘me kry në jastëk’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat