Lutfi Haziri: Ne jemi në garë vetëm me LVV-në!

Aktuale

Lutfi Haziri: Ne jemi në garë vetëm me LVV-në!

Më: 15 maj 2024 Në ora: 23:35
Lutfi Haziri

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vetëvendosje dhe PDK tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK po insiston në dorëheqje të qeverisë dhe shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se partia e tij është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi në garë politike vetëm me Vetëvendosjen. Krejt politikat, krejt strategjitë brenda Vetëvendosjes, vlerësimin ditorë dhe angazhimin që kanë bërë e kanë vetëm me LDK-në”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, nga e premtja e fundit PDK ka treguar gatishmëri të partneritetit me Vetëvendosjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat