Morina: Fajdeja vështirë të hulumtohet, viktimat nuk bashkëpunojnë me policinë

Aktuale

Morina: Fajdeja vështirë të hulumtohet, viktimat nuk bashkëpunojnë me policinë

Më: 16 maj 2024 Në ora: 00:15
Refki Morina

Refki Morina, rreshter në pension sonte ka folur në lidhje me rastet e fajdeve, duke thënë se është vështirë që të hulumtohen.

Ai është shprehur se të vështirë e bën fakti që viktimat nuk bashkëpunojnë me policinë.

“Fajdeja është një ndër veprat më të vështira që të hulumtohet, sepse në shumicën e rasteve viktimat nuk bashkëpunojnë me policinë, nuk tregojnë dhe shpeshherë janë në gjendje t’ja marrin jetën vetës, me shkaktu vdekjen e vetes, të familjarëve edhe të personave të tjerë dhe të mos tregojnë rastin, prandaj janë raste të rënda për t’u hetuar nga ana e policisë”, është shprehur ai.

Ndryshe një qytetar është vetvra si pasojë e fajdexhinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat